14 raste të vdekjeve brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 14 raste të vdekjeve me COVID-19.

Ndërsa janë shënuar edhe 560 raste si dhe janë shëruar 678 pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive sipas IKSHPK, është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.