15 të vdekur dhe 1035 raste pozitive me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 mijë e 35 raste pozitive.

Sipas njoftimit janë kryer 3 mijë e 143 teste.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 të vdekur nga ky virus.

MSH në Maqedoninë e Veriut njofton se janë shëruar edhe 98 persona.