165 persona e fitojnë “luftën” me koronavirusin

Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Kosovës, 165 persona janë shëruar nga koronavirusi. Kështu numri i të shëruarve nga kjo pandemi ka arritur në 11949 veta.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja në njoftimin 24 orësh.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286”, thuhet në njoftimin e Instituti.