Vdesin 3 persona nga koronavirusi

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.