17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

17 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1544 teste të kryera.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë të vdekur sot derisa janë shëruar 19 qytetar duke çuar numrin e të shëruarve në 157.589.

Numri i rasteve aktive në vend është 405.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës. Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.