21 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, tre në gjendje të rëndë

21 pacientë të infektuar me virusin korona po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se një nga pacientët është në respirator si dhe tre të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, 14 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në respirator, 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.