21 perona vdesin nga COVID-19 në Shqipëri

Të premten janë shënuar 780 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 21 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3171 testime. 
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 
274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë. 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.