24 të vdekur dhe 357 raste të reja me koronavirus

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 24 persona nga koronavirusi, derisa nga 7.027 testime, 357 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138.950.

Numri i rasteve aktive është 15.835.