28 të vdekur dhe mbi 2000 raste të reja me koronavirus gjatë kësaj jave në Kosovë

Gjatë kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 28 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19. 

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pacienti më i ri që vdiq si pasojë e koronavirusit këtë javë është një 42-vjeçar nga Prishtina. 

Ndërkaq, më i moshuari ishte një 90-vjeçar nga Klina, i cili ndërroi jetë të premten. 

Gjatë këtyre shtatë ditëve në vend janë regjistruar 2 mijë e 39 raste të reja. 

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 6 mijë e 639.