356 pacientë me koronavirus të shtrirë në spitale, 7 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet nëpër komunat e Kosovës, janë të shtrirë 356 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas raportit ditor, nga 442 pacientët të cilët janë të shtrirë nëpër klinika e spitale, 356 janë të konfirmuar me COVID-19, 7 janë në respiratorë, 28 janë duke u trajtuar me metodën CPAP, ndërkaq, 298 janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në raportin e SHSKUK-së, thuhet se nga 160 pacientët e shtrirë në QKUK, 120 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërkaq, 25 janë të konfirmuar negativ, kurse të pakonfirmuar janë edhe 13 pacientë.

Kurse, në spitalet nëpër komunat e Kosovës janë të shtrirë 282 pacientë, nga të cilët 236 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 6 janë të konfirmuar negativ, ndërkaq 37 janë ende të pakonfirmuar.