U dalin pagat punëtorëve të Telekomit

Në Telekomin e Kosovës sot janë ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie publike.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

Ai ka treguar se pagat për rreth 2,400 punëtorë janë sigurua nga të hyrat e Telekomit.

“Sot janë ekzekutuar pagat e muajit gusht për të gjithë punëtorët e Telekomit të Kosovës. Këto mjete të pagave që janë 1.9 milion euro për paga për një muaj janë sigurua nga të hyrat e Telekomit”, thekson Balaj.

Pavarësisht, realizimit të pagave, Balaj thotë gjendja në këtë kompani është mjaft e vështirë, që sipas tij, në muajt në vijim do të ketë mjaft telashe në aspektin financiar.