36 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme rajonale të vendit po trajohen 734 pacientë. 

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 611 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në këtë raport thuhet se 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 590 janë me oksigjenoterapi.

Në Kosovë aktualisht janë 11 mijë e 756 raste aktive me këtë virus.