Horoskopi ditor 30 prill 2024

Dashi-Hëna tek Luani ju ngjall pasion dhe romancë. Me partnerin do jeni shumë ekspresivë, por kujdes mos e teproni dhe mos bini në xhelozi të tepruar. Urani tek Dashi ju bën të ndiheni shumë të pavarur dhe ju shtyn të kërkoni mundësi të reja për të fituar më shumë. Por bëni kujdes që të mos ndërmerrni rreziqe të tepërta dhe të mos rrezikoni stabilitetin financiar.

Demi-Do ta përfundoni këtë muaj të lulëzuar, në shoqërinë e Venusit të ndritshëm në shenjën miqësore të Peshqve. Pritja e ditëve në vijim ju bën pak euforikë dhe ju nxit të organizoni takime dhe darka me disa miq të vjetër. Si familje, jetoni një moment harmonie.

Binjakët-Sot është një ditë e mirë për të kaluar kohën me ata persona me të cilët ndani interesa të përbashkëta. Në përgjithësi do të kaloni një ditë të qetë.

Gaforrja-Për arsye se yjet në shenjën tuaj nuk janë në një pozicion favorizues për ju në aspektin ekonomik, do të ishte mirë që sot ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.

Luani-Të gjitha gjërat për të cilat jeni shqetësuar këto kohë, sot do të marrin zgjidhje dhe ju do të bini në paqe me vetën. Kjo do ju lumturojë pa masë dhe do ju rrisë besimin edhe më shumë ndaj vetes.

Virgjëresha-Nëse humbni diçka me vlerë sot, mos e merrni më keq sa duhet. Gjëra të reja ju presin përpara, mjafton të keni dëshirën e mirë për t’i mirëpritur dhe për të qenë të hapur ndaj ndryshimeve.

Peshorja-Peshorja do përpiqet t’i mbrojë të lindurit në shenjën e saj. Po përpiqet të mbrojë ata që kanë karakter më të butë kundrejt atyre që kanë paksa sjellje agresive në lidhje me të tjerët. Megjithatë nuk përbën aspak rrezik.

Akrepi-Ditë e përshtatshme për të reflektuar mbi arsyet që ju bëjnë të veproni në një mënyre të caktuar. Duke njohur motivet e vërteta mund të ndryshoni sjellje. Dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes, por bëjini gjërat më me qetësi.

Shigjetari-Rreshtimi i planetëve është paqësor për ju sot. Saturni ju mbështet në mënyrë triumfale nga Ujori dhe ju jep çelësat për të hapur shumë dyer si dhe ndërgjegjësimin e burimeve sekrete për të kapërcyer situatat e ndërlikuara. Në familjen tuaj duhet të vendosni më shumë rregull.

Bricjapi-Një problem i pazgjidhur ju krijon strese, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale.

Ujori-Nën dominimin total të Afërditës në shenjë do të ndjeni një lloj sigurie dhe ngrohtësie që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të jeni më të hapur me partnerin.

Peshqit-Një projekt, për të cilin keni kohë që bëni kërkime, do ju nxjerrë disa vështirësi. Burimet e informacionit ju duken të pakuptueshme dhe kjo ja u bën të vështirë përmbledhjen e tyre.