366 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 366.  

Deri tani nga COVID-19 janë shëruar 105,641 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,266 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Ndryshe 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.