37 shtete amerikane padisin kompaninë Google

Kompania Google po paditet nga 37 shtete amerikane për politikat e saj në aplikacionin Google Play në Android. Kjo po bëhet pasi gjiganti i teknologjisë ka përdorur “levën monopolistike” për të kapur fitime më të mëdha nga blerjet brenda dyqanit. Shtetet pretendojnë se Google ka blerë konkurrentët e saj, derisa kjo e fundit tha se ka dyqane konkurruese të aplikacioneve për pajisjes Android, dhe të tillat mund të shkarkohen direkt nga faqet e internetit.

Në mesin e 37 shteteve që kanë paditur Googlen janë New York, Tennessee, North Carolina dhe Washingtoni, njofton BBC.

Ata po kritikojnë komisionin që Google përdori për të bërë blerjet brneda Google Play, që mund të jenë deri në 30 për qind, në përputhje me politikat e App Store të Apple dhe dyqanet tjera si Amazoni apo Microsoft XBOX.

Në 2020-s, të ardhurat bruto të Google nga Google Play ishin 36.8 miliardë, njoftoi Statista, derisa shefi i Apple, Tim Cook, ka thënë se nuk e dinë sa fitimprurës është App Store.