40 viktima dhe 591 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se 40 persona me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu nga 1 mijë e 683 testime të bëra kanë rezultuar 591 raste pozitive.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi janë shëruar 439 pacientë. /Alsat/