405 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me koroanvirus është 405.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi  kanë vdekur 2,980 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.

Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.