410 persona me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet tjera, 27 në gjendje të rëndë

Bazuar në raportet ditore, 410 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

295 pacientë pozitivë me COVID-19, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 309 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë, njofton Klan Kosova.

Në QKUK janë të shtrirë 173 pacientë:

13 prej tyre në gjendje të rënduar

113 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

136 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 78 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 237 pacientë:

14 në gjendje të rënduar

182 të konfirmuar pozitivë

173 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 43 pacientë

Spitali i Pejës, 53 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Ferizajt, 33 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë