447 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Janë 160,749 persona janë prekur me COVID-19, që nga 13 mars 2020, dita kur u shfaqen dy rastet e para në Kosovë.

Ndërkohë në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë del se nga 1,801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 566 mijë e 251 doza të vaksinës. Deri më sot 724,969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e ministrisë.