5 ilaçe natyrale, si t’i bëni rrudhat e ballit më pak të dukshme!

Rrudhat në ballë mund të krijohen për shkak të moshës, gjesteve, gjenetikës dhe ekspozimit ndaj rrezeve e diellit. Asnjë nuk mund t’u shpëtojë rrudhave të ballit, por janë disa ilaçe natyrale që mund të ndihmojnë në zbehtësinë e tyre.

1- Shtyp ¼ e një bananeje deri sa të krijohet një pure. Pastaj vendosni një shtresë të hollë në ballë dhe lëreni për 15 deri në 20 minuta. Pas kësaj, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do ta ndieni ballin më të butë dhe të lagët.

5 ilaçe natyrale, si t’i bëni rrudhat e ballit  më pak
2- Merrni disa fruta si limon, portokall, grejpfrut. Zgjidhni cilën të doni dhe aplikojeni direkt në ballë. Lëreni në ballë për 10 minuta dhe shpërlajeni. Por një recetë tjetër do të ishte: Në një tas, shtoni ¼ e një filxhani me lëng të freskët portokalli, pak miell, sa të kijoni një masë kremoze. Vendoseni në ballë dhe lëreni 20 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.
5 ilaçe natyrale, si t’i bëni rrudhat e ballit më pak
3- Përdorni vaj kokosi, ose ulliri, pasi përmirësojnë elasticitetin e lëkurës, sidomos atë të thatë dhe lëkura e thatë i bën rrudhat më të dukshme. Vendosni vaj ulliri ose kokosi para se të flini, menjëherë pasi të keni larë fytyrën, masazhojeni derisa ta ndjeni lëkurën të yndyrshme.
5 ilaçe natyrale, si t’i bëni rrudhat e ballit më pak
4- Në një tas, përzieni 1 lugë gjelle mjaltë me 1 të bardhë veze. Vendoseni në ballë, apo në tërë fytyrën dhe qafën tuaj. Lëreni të pushojë për 15 minuta pastaj shpërlajeni me ujë të freskët.
5 ilaçe natyrale, si t’i bëni rrudhat e ballit më pak
5- Bëni ushtrime! Vendosini duart në formën e “C”-së te sytë, sikur doni t’i mbani hapur. Mbajeni gishtin tregues në vetull dhe gishtat e mëdhenj në secilën anë afër hundës, mbi vrimat e hundës. Lëvizni secilën dorë duke shtypur anash dhe poshtë. Hapni sytë dhe mbajini për 5 sekonda. Ngjisheni gishtin tregues për të parandaluar lëvizjen e vetullave. Bëjeni këtë ushtrim 5 herë!