54 aksidente në komunikacion brenda 24 orëve në Kosovë

54 aksidente kanë ndodhur në Kosovë gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Asnjë prej këtyre aksidenteve nuk përfundoi me fatalitet, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq 13 aksidente përfunduan me të lënduar e 41 të tjera me dëme materiale.

Për shkak të mos zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 882 gjoba.