56 vjeçarja nga Durrësi, viktima e parë shqiptare nga koronavirusi

Një grua 56 vjeçare dyshohet se është shqiptarja e parë që ka humbur jetën në Itali si pasojën e koronavirusit.

 Lajmi i cili u publikua në disa media lokale në Durrës është konfirmuar edhe nga gazetari i Vizion Plus në këtë qytet pas kontaktit me familjarët e viktimës.

Bëhet fjalë për një grua e cila kishte qëndruar për gati një muaj në Itali tek vajzat e saj.

Gruaja vuante nga diabeti dhe ishte infektuar me koronavirus nëpërmjet dhëndrit të saj.

56 vjeçarja është sjell në Durrës dhe është varrosur pa ceremoni mortore.

 Ndërkohë dy vajzat qe jetojnë ne Itali dhe bashkëshorti i njërës prej tyre, të infektuara nga koronavirusi nuk kanë ardhur në Durrës për t’i dhënë lamtumiren e fundit nënës së tyre për shkak se nuk mund të dilnin nga zona e kuqe në shtetin fqinjë ku është vendosur ushtria. /Vizionplus.tv/