61 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur që trajtim kundër COVID-19, aktualisht janë duke marrë 61 pacientë.

Ku 18 prej tyre janë duke u trajtuar edhe me oksigjeno-terapi dhe 5 të tjerë në mjekim intensiv pra në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kurse sipas ShSKUK-së, në klinikat e tjera janë duke u trajtuar diku 25 pacientë të tjerë, ku 12 prej tyre janë në Klinikën Infektive, 22 pacientë të tjerë post-covid në Klinikën e Pulmologjisë dhe në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive, janë 2 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në ShSKUK po trajtohen 61 pacientë nga COVID-19Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 61 pacientë, 18 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshmeKlinika Infektive, 12 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid-19Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientëSpital i Pejës, 2 pacientëSpitali i Gjakovës,11 pacientëSpitali i Gjilanit, 2 pacientëSpitali i Mitrovicës, 6 pacientëSpitali i Ferizajt, 4 pacientë