67 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Prishtinë është 67, duke u renditur kështu si komuna me më së shumti raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e dyta për nga numri i rasteve aktive është Ferizaj me 42 raste, Kamenica 37, Prizreni 30, Klina 26, Gjilani 25, Peja 19, Kaçaniku 17, Malisheva 14, Mitrovica 14, Vushtrria 12, Obiliqi 12, Fushë-Kosova 11, Suhareka 11 e të tjera.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste pozitive me koronavirus dhe 16 pacientë të shëruar.