Sunny Hill Festival

70 ushtarë ukrainasë të vrarë nga sulmi në një bazë ushtarake

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë janë vrarë në sulmet ajrore të Rusisë në bazat e Ukrainës të dielën.

Sulmi është kryer në Okehtirka të rajonit Sumi, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse.

Të hënën, ekipet e emergjencës kanë tentuar të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën rrënoja.

Parlamenti ukrainas ka nderuar ushtarët në një postim në Twitter.

“Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.