732 raste aktive me COVID-19, 97 të hospitalizuar në Gjilan

Në Gjilan janë 732 raste aktive me koronavirus, 97 prej të cilëve në hospitalizim.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i këtij qyteti, Arbër Ismajli gjatë takimit të Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan.

Që nga fillimi i pandemisë në marsin e vitit të kaluar 5 mijë e 437 persona në këtë qytet kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për  rezultat.