740 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 740 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,182 tiketa trafiku, transmeton Klan Kosova.

Janë shkaktuar 42 aksidente trafiku me dëme materiale e 28 me të lënduar dhe janë arrestuar 13 persona e janë dërguar në mbajtje tetë persona.