8 persona humbën jetën nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, shkruan www.gazetastop.com

“Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)”.

Numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste nga 375.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.744 raste të vdekjes.