8 persona vdesin nga koronavirusi

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur nga koronavirusi 8 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç)”, njofton IKSHPK, shkruan www.gazetastop.com

Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.731 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.