8 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Tetë persona e kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.