Sunny Hill Festival

Krasniqi: Në takimin me Kurtin nuk kemi arritur asnjë marrëveshje – Para tij, kam takuar kolegët e opozitës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar “afrimin e PDK-së” me kryeministrin Kurti pas takimit që kreu i partisë më të madhe opozitare pati me kreun e qeverisë së Kosovës:

Krasniqi mohoi kategorikisht të ketë bërë ndonjë marrëveshje me Kurtin.

“Absolutisht nuk është e vërtetë”

Për të arritur për zgjedhje duhet dakordim politik të gjithëmbarshëm. Për shpërbërje të Kuvendit duhen vota të krejtve. VV ka më së shumti. Nëse ata s’votojnë?

Unë nuk i hezitoj takimeve. Ne nuk kemi bërë me ta asnjë marrëveshje.

Kurti bëri thirrje për agjendë legjislative, unë për zgjedhje të reja.

Veç një temë e rëndësishme, pajtueshmëria e përgjithshme për zgjedhje. Nuk e kam takuar Kurtin të parin, por kolegët e opozitës para tyre. Secilin. Dhe u kam kërku të bëhemi bashkë si iniciativë opozitare për zgjedhje të parakohshme”, tha Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Krasniqi: 30 qeshori data më e mirë për zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka thënë se 30 qershori është data më e mirë për zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk kam dakordim me Albin Kurtin as me Vetëvendosjen, kam propozime. 7 korrikun e përmendi Gazmend Muhaxheri, 30 qershori është më i mirë dhe më i shpejtë se 7 korriku”, tha Krasniqi në RTVDukagjini.

“Ju e keni dëgjuar Kurtin, ne duam të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura. Nëse nuk mbahen zgjedhjet më 7 korrik e 30 qershor, atëherë duhet lejuar që Kurti ta kryejë mandatin deri në fund”, tha Krasniqi.