82 pacientë në trajtim me koronavirus në spitale

Në klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme 82 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19.

Sipas raportit të SHSKUK-së, nga 82 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 24 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 65 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë