9296 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në mars të vitit 2020 dhe deri më 29 prill 2021, 2.162 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa të infektuar janë regjistruar 104.986.

Në anën tjetër deri sot janë shëruar 93.528 persona. 

Prej marsit të vitit të kaluar e deri sot, numri i rasteve aktive është 9.296.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se javën e ardhshme do të mbërrijnë në Kosovë një pjesë nga 95 mijë vaksinat e premtuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Kujtojmë se sipas planit shtetëror të imunizimit, deri në fund të vitit, Qeveria e Kosovës planifikon që të vaksinojë deri 70 për qind të popullatës në Kosovë.