Vetizolohet kryeministri kanadez pasi gruaja e tij shfaq shenja të koronavirusit

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, do të vetizolohet nga frika prej koronavirusit, ka konfirmuar zyra e tij. Bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire-Trudeau, nisi të shfaqte shenja të dobëta të sëmundjes të mërkurën mbrëma pas një fjalimi në Britani.

Ajo po testohet për virusin, ndërsa të dy, ajo bashkë me kryeministrin Trudeau, po qëndrojnë në shtëpi derisa të dalin rezultatet, transmeton KOHA.

Trudeau nuk ka shfaqur ndonjë simptomë të sëmundjes.

Por, me këshillë të mjekut të tij, ai po i vazhdon aktivitetet e tij ditore ndërsa e monitoron shëndetin e tij por “si masë paraprake” ai po punon nga shtëpia, ka thënë njoftimi, raporton BBC.

Trudeau kishte të planifikuara disa takime gjatë dy ditëve të ardhshme në Otavë me kryeministra provincialë dhe me liderë tjerë, por që të gjitha këto takime janë shtyrë.

Kryeministri kanadez do të bisedojë me homologët e tij provincialë përmes telefonit, ndërsa temë kryesore do të jetë reagimi kanadez ndaj pandemisë.