Moti i freskët në mëngjes, gjatë ditës me diell

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

 Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nuk parashihen reshje gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 19 gradë.

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës kushtet meteorologjike do të jenë më të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë, ndërsa kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të mira dhe të favorshme.