Moti me diell, temperaturat deri në 21gradë

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por me vranësira të pjesshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.