Sunny Hill Festival

Kurti tregon se çka ka folur me Bedri Hamzën

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar takime me dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, Erden Atiq, të veriut dhe Bedri Hamzën, të jugut.

Kurti njoftoi se me ta ka biseduar për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Ai theksoi se këto dy komuna janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë, duke punuar tashmë për të fuqizuar gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien qytetare.

“Shpreha mbështetjen për të punuar bashkë dhe jetësuar sa më shumë projekte e nisma në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. Vizita e sotme rastisi dhe në ditëlindjen e kryetarit Erden Atiq, të cilit i uruam jetë të gjatë, shëndet të plotë e shërbim me integritet të lartë”, deklaroi Kurti.