Sunny Hill Festival

Gara për Prishtinën, a do të zyrtarizohet sot Hajrulla Çeku si kandidat i VV-së?

Lëvizja Vetëvendosje pritet që sot të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Komunës së Prishtinës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor.

Telegrafi mëson se deri më tani, kandidatura e vetme që është paraqitur dhe që mund të zyrtarizohet është ajo e ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku.

Zyrtarizimi i kandidaturës pritet të bëhet sot gjatë ditës, pas mbledhjes së kryesisë së degës së LVV-së në Prishtinë.

Nuk dihet ende nëse mund të ketë edhe emra të tjerë që do të synojnë të kandidojnë për kryeqytetin nga kjo parti.

Ndryshe Hajrulla Çeku në 2017-ën ishte caktuar si zëvendësministër i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, por një vit më vonë, më 31 tetor 2018, dha dorëheqjen për arsye familjare.

Lexo po ashtuGara për Prishtinën, Bekë Berisha dhe Besa Shahini sfidojnë Përparim Ramën

Ceku ishte edhe drejtor i OJQ-së “Ec ma Ndryshe” në Prizren.

Deri më tani kandidaturat i kanë zyrtarizuar, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Nga PDK është përmendur si kandidat i mundshëm Uran Ismaili.

Kujtojmë se Përparim Rama në zgjedhjet komunale në vitin 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.