Sunny Hill Festival

Moti me temperatura deri në 28 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s. Indeksi UV mbetet  i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.