Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur joalkoolike (NAFLD) është një gjendje ku krijohet shtresë e tepërt e yndyrës në mëlçi te personat që pinë fare pak apo nuk pinë fare alkool. Zakonisht prek njerëzit që janë mbipeshë.
Një mëlçi e shëndetshme zakonisht mbushet me një sasi shumë të vogël yndyre, megjithatë, kur sasia e kësaj yndyre arrin 5% deri në 10% të peshës së përgjithshme të mëlçisë, bëhet një çështje shqetësuese.
“Times of India” tregon disa pije apo ushqime që ndihmojnë nëse vuani nga kjo sëmundje.
Spinaqi
Spinaqi ka sasi të lartë të antioksidantëve dhe polifenoleve, që kanë efekte mbrojtëse kundër sëmundjeve të mëlçisë.
Kafeja
Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ndihmojë ta reduktoni rrezikun nga sëmundja e mëlçisë së dhjamosur joalkoolike (NAFLD). Kafeja përmban antioksidante si acidi klorogjenik (CGA), që parandalon krijimin e yndyrës në mëlçi duke zbërthyer glukozën. Kjo ul inflamacionin e mëlçisë.
Fasulet
Fasulet, thjerrëzat, qiqrat e bizelet, janë të dobishme për shëndetin e mëlçisë për shkak të sasisë së madhe të fibrave dhe yndyrave të pangopura.
Tërshëra
Tërshëra dhe qulli i tërshërës kanë përbërje të quajtur “beta-glukane”, që mund ta mbrojë mëlçinë. Mund ta luftojë po ashtu inflamacionin dhe ta reduktojë rrezikun e diabetit dhe obesitetin.
Hudhra
Hudhra stimulon enzimat e mëlçisë që ndihmojnë të largohen toksinat dhe të reduktohet grumbullimi i yndyrës.
Frutat e malit
Frutat e malit, përfshirë boronicat, mjedrat, boronicat e kuqe, përmbajnë antioksidantë të njohur si polifenole. Ato ndihmojnë të mbrohet mëlçi nga dëmtimi.
Peshku
Peshku i yndyrshëm si salmoni, sardelet, toni dhe trofta kanë sasi të lartë të yndyrës omega-3, që ndihmon në përmirësimin e gjendjes nëse vuani nga mëlçia e dhjamosur joalkoolike.
Rrushi
Një përbërës në mbështjellësin e rrushit dhe në farë ka treguar se përmirëson problemet me mëlçi te kafshët.
Vaji i ullirit
Gatimi me vaj ulliri mund ta përmirësojë shëndetin e mëlçisë. Mund ta reduktojë stresin oksidativ, falë përbërjes së lartë të acidit yndyror të pangopur.