Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për takim.
Haxhiu u ka dërguar ftesa për takim familjarëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët, më 16 shtator u shpallën fajtorë nga Gjykata Speciale – duke u dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.
Në një prononcim për Klankosova.tv, bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë takim.
Redaksia ka kontaktuar edhe me Altin Krasniqin, të birin e Jakup Krasniqit, i cili po ashtu ka konfirmuar se kanë pranuar ftesë nga Haxhiu, mirëpo theksoi se ende nuk kanë marrë vendim për pjesëmarrje.