Sunny Hill Festival

Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme. Por, për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë, ka shkruar EatingWell.

“Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë”, ka thënë gastroenterologu Will Bulsiewicz dhe ka theksuar se kombinimi ideal është proteina dhe fibra.
 Ai ka shtuar se të dyja stimulojnë lirimin e hormonit GLP-1, versioni natyral i ilaçit të diabetit që njihet me emrin Ozempic. Sipas doktorit, ky hormon u ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe ul inflamacionin.

Studimet e fundit tregojnë se ushqimet shumë të përpunuara, me pak fibra dhe proteina (si biskotat apo karamelet), lidhen me:

-Nivele më të larta të triglicerideve

-Kontroll më të dobët të sheqerit në gjak

-Uri më të madhe më vonë

Ndërsa ushqimet më natyrale, si frutat, arrat apo farat, kanë efekt të kundërt.

“Kjo tregon se vetë zakoni i ngrënies mes vakteve nuk është problem. Thjesht duhet të zgjedhim ushqime cilësore”, ka thënë Bulsiewicz.

Cili është “snacku” më i mirë?

Sipas Bulsiewicz, bishtajat si edamame janë zgjedhja më e mirë për proteinat dhe shëndetin e zorrëve.

“Janë të lira, të shijshme dhe një filxhan me bishtaja ka 18 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, vetëm me 188 kalori”, ka thënë doktori.

Ky kombinim ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kontrolloni peshën.

Studime të mëparshme kanë treguar që proteina e sojës mund të ndikojë pozitivisht tek mikrobet e zorrëve. Te gratë pas menopauzës, konsumimi i sojës lidhet me ndryshime të dobishme në bakteret e zorrëve.

Ushqime të tjera të shëndetshme për zorrët e që janë të pasura me proteina

Bajamet
“Gjysmë filxhani bajame permban 15 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, plus yndyra të shëndetshme dhe minerale”, ka thënë Bulsiewicz. Kur tretet bajamja forcohet zorra e trashë.

Kosi i trashë

I pasur me proteina dhe probiotikë për sistem të shëndetshëm tretës.

Humusi

I bërë nga qiqrat, kombinon proteinën dhe fibrat.

Kefiri
Si kosi, por pije probiotike me proteina.

Pudingu me fara chia
Ka proteina, fibra dhe yndyra omega-3 që forcojnë shëndetin e zorrëve.

“Bishtajat janë zgjedhje e shkëlqyer që ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kujdeseni për shëndetin e zorrëve”, ka përfunduar Bulsiewicz.