Sunny Hill Festival

Osmani: Afati drejt fundit – nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është në komunikim të vazhdueshëm me liderët politikë lidhur me formimin e institucioneve, por ka theksuar se roli i saj nuk përfshin negociimin e koalicioneve, pasi kjo ndalohet me Kushtetutë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kujtuar se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit dhe nëse ky afat nuk respektohet, duhet të ketë pasoja juridike. 

Osmani ka deklaruar se nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione, “atëherë në fillim të javës  ne i drejtohemi Kushtetueses”.

“Unë mund të bëj thirrje duke përmendur dëmin që po i shkaktohet Kosovës, rreziqet që po përballemi dhe mundësitë që po humbim nëse Kuvendi nuk konstituohet. Por vendimet i merr Kuvendi dhe partitë politike,” tha Osmani.

“Tashmë i kam takuar liderët politikë me disa jam ende në komunikim të vazhdueshëm, ne vazhdojmë takimet megjithatë nuk është roli i asnjë presidenti që të negocioj koalicione atë e kam të ndaluar me kushtetutë. Në të njëjtën kohë Kushtetuese nuk lejon që në këtë fazë që presidentja ta shpërndaje Kuvendit dhe ta dërgoj në zgjedhje, duhet të plotësohet disa kritere ligjore që nuk janë plotësuar akoma. Un mund të bëjë thirrje duke përmendur dëmin që po i bëhet Kosovës dhe rreziqet që përballet dhe mundësitë që i humbin nëse nuk konstatohet Kuvendit.

Jam e bindur që në çdo afat detyrues edhe për këtë afat që gjykata e ka shpallur afat detyrues nëse nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike.  A nënkupton kjo që secili Kuvend pas 26 korrikut është kundërshtues, a nënkupton kjo se një Kuvend jokushtetues s’mund të zgjedh as qeveri. Sepse nëse vazhdohet edhe pas 26 korrikut, atëherë për çfarë arsye është vendosur ai afat. Nëse gjatë vikendit s’ka marrëveshje me institucione të konstiotutuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës.”, ka thënë Osmani.