Deputeti i PDK-së, Jakup Nura beson që partia e tij do ta mbështesë kandidatin Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit.
“Mendoj që Partia Demokratike do të mbështesë Fatmir Limaj, por Qeverinë Kurti assesi”, tha Nura.
Sa i përket ngjarjeve të fundit për konstituimin e Kuvendit, ky i fundit thotë se veprimet e qeverisë së tanishme janë të padrejta dhe të paligjshme.
Ndërsa, për një koalicion të mundshëm mes LVV dhe NISMËS, deputeti thekson se në këtë drejtim të dy partitë mundohen të gjejnë një modul, ngase sipas tij asnjërës palë nuk iu konvenon të shkojnë në zgjedhje.
“Veprimet e qeverisë së tanishme janë të padrejtë dhe të paligjshëm, qeveria e tanishme që nga shpallja e rezultateve finale kjo qeveri ka qenë vetëm sa për ta mirëmbajtur pushtetin dhe mos me krijua vakum institucional e jo për të marrë vendimet të cilat shkojnë ndesh me të drejtën e një qeverie në largim. Shpresoj që Gjykata pas këtij vendimi do t’i identifikoj veprimet e tanishme që do të ndërmerren dhe do të ndjekin penalisht gjithë ata të cilët nuk e respektojnë këtë vendim… Në bazë të lëvizjeve që bëhen ditë të fundit, mendoj që e kanë marrë seriozisht këtë vendimin të përcaktuar për 30-ditshin e afërm i cili është ka fundi tashmë, mendoj që e kanë akceptuar dhe janë në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje në fund, shpresoj të vendoset diçka….. Mendoj që përpjekjet për një koalicion mes LVV dhe NISMË-s janë në atë drejtim që ta gjejnë një modul sepse nuk iu konvenon asnjërës palë shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar Nura në emisionin “Ditari” në Tëvë1.