Fundi i afatit prej 30-ditësh i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit po afrohet teksa vendi ende ka mbetur në paralizë politike.
Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska në intervistë deklaroi se mund të ketë ndryshime tjera që mund ta kalojnë atë.
“E drejta po ushtrohet çdo 48 orë por po ushtrohet në kundërshtim me qëllimin e kësaj të drejte” tha ai.
Tutje, sipas tij nëse vazhdojnë këto shkelje, Kushtetuesja mund të merr vendim tjetër.
“Në këto rrethana nëse Vetëvendosja ka dështuar që ta zgjedh kryetarin edhe brenda këtij afati që ia dha Gjykata Kushtetuese prej 30 ditëve, ekziston propabiliteti shumë i lartë që Gjykata Kushtetuese do ta refuzoj kërkesën e VV-së për anulimin e vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit, për arsye se VV-ja edhe pse e pati të drejtën, e ushtroi në mënyrë të papërgjegjshme. Në këto rrethana, ideja kur një parti opozitare e ka nominuar një person tjetër, do të mbijetoj dhe Kuvendi do të vazhdoj me konstituimin“. /Gazeta10/