Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me
stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-20°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 36- 40°C.
Ndërkaq, pritet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi
veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 11m/s.