Sunny Hill Festival

Meteorologu Aliu: Vapa e ditës së sotme, e fundit për këtë vit – gushti nuk do të jetë i nxehtë sa korriku

Meteorologu Besim Aliu në “Weekend” në Klan Kosova ka bërë të ditur se muaji gusht nuk do te jetë i nxehtë, aq sa korriku.

Ai tha se që nga java e ardhshme do të ketë ulje nga 10 deri në 12 gradë Celsius të temperaturave.

“Sot është dita e fundit e këtyre masave të nxehta të ajrit. Javën e ardhshme do të kemi ulje në fushat termike për 10 deri në 12 gradë Celsius. Prandaj java e ardhshme parashihet me temperatura maksimale deri ne 30-31 gradë Celsius. Kjo vapë e ditës së sotme do te jetë vapa e fundit e këtij viti, për shkak se muaji gusht nuk do te këtë temperatura të larta siç pati muaji korrik”, tha Aliu.

Ndryshe, sot shënon e shtuna më e nxehtë e vitit, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, temperatura këto që në Kosovë nuk mbizotëruan që nga viti 1987.