Sunny Hill Festival

Moti sot me temperaturat deri në 32 gradë

Moti sot mbi Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet nga 29 e deri në 32 gradë Celsius.

IHMK-ja bën të ditur se era do të fryjë kryesisht nga verilindja prej 1 deri në 4 metër për sekond.