Sunny Hill Festival

Haxhiu, Çitaku e Shala – nënkryetarë të Kuvendit

Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike dhe Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike janë zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Pro votimit të tyre, në pako, ishin 101 deputetë. Kurse nëntë deputetë të Listës Serbe abstenuan.

Deputetët kanë miratuar edhe propozimin e komuniteteve joshumicë, joserbe, për votim të nënkryetarëve me rotacion. Nga ky grup nënkryetarë me rotacion do të jenë Emilja Rexhepi, Fidan Gjilta dhe Artan Asllani.