Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komunitetit serb.
Për këto, Osmani sot ka dorëzuar disa komente në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo shpreh se bllokimi i konstituimit të Kuvendit cënon themelet mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.
“Rendi kushtetues i Kosovës bazohet në vlerat siç janë: Demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit. Siç e dini Republika e Kosovës e ka sistemin më të avancuar në tërë kontinentin evropian për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. MIrëpo këto të drejta nuk mund të abuzohen në një mënyrë që shkelin edhe vet qëllimin e tyre”, deklaroi ajo para mediave.